Home KRYESORE Galdini i LDE guxon te vere ne pikepyetje Rilindasit!

Galdini i LDE guxon te vere ne pikepyetje Rilindasit!

Pas zhvillimeve ne Mal te Zi, Presheve, Maqedoni, kur shqiptaret kane humbur numra mandatesh deputeti per shkak te percarjes, e sidomos duke patur parasysh lengaten e gjate institucionale, politike dhe demokratike te Shqiperise dhe Kosoves, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, Arian Galdini ka bere nje perpjekje per te hapur nje debat publik sot mbi platformat dhe strategjine tone kombetare. Vete Galdini e quan si te guximshme hapjen e ketij debati dhe hedhjen e kesaj teze, por qe me siguri e konsideron e rendesishme perderisa kerkon qe kjo te kthehet ne nje ceshtje diskutimi intelektual, akademik dhe politik ne Shqiperi dhe nder te gjithe shqiptaret.

Ja edhe statusi i plote i Arian Galdinit ne facebook:

E di qe po shkruaj dicka tejet te guximshme, por do ta shkruaj.

1. Eterit Themelues te mendimit per Kombin Shqiptar, jane te nderuar e te respektuar si ‘Mendje te Bukura ne kohen e tyre me koken shume me lart sesa ishte niveli i popullates asokohe’, por jane perfundimisht ‘medioker’ krahasueshmerisht me te tjere mendimtare dhe shkencetare, aktiviste dhe publiciste bashkohes te tyre ne kombet e tjera. 2. Na mahnisin gjerat qe ata kane shkruar para 100 vjetesh ngase na duken sikur i kane shkruar sot. Ama ngacmimi eshte vetem emocional dhe i sugjestionuar nga madheshtia e tyre e interpretuar dhe gjithepranuar. Nderkohe niveli akademik, kerkimor, apo letrar i veprave apo publicistikes se tyre eshte nen mesataren. Bejne perjashtim pak prej tyre. Psh, Eqerem Bej Vlora ben publicistike te perkore. 3. Nuk na duhet Rilindje, por Rithemelim i Ideve per Kombin tone. Mendimtaret, Shkencetaret, Akademiket, Shkrimtaret, Artistet, Ekonomistet, Juristet, me te miret, me te diturit, me te zotet e sprovuar dhe pranuar kombetarisht dhe nderkombetarisht, e te gjitha fushave ne Shqiperi, mendoj se ka ardhur momenti qe te rithemelojne idete per kombin tone. Mjaft me, me elita skicash dhe publicistike banale. Kerkohet kurajo per tu shkuar gjerave ne themel qe te kuptojme nga vijme, pse jemi keshtu si jemi, ketu ku jemi, e ku duam te shkojme, e si duam te shkojme. Rithemelim te ideve per kombin tone, per kete kemi shume nevoje sot.

Share: