Home KRYESORE Heqja e mandatit, flet Dashamir Tahiri: me futen edhe mua per ballance...

Heqja e mandatit, flet Dashamir Tahiri: me futen edhe mua per ballance politike!

Deputeti i Dashamir Tahiri reagoi sot ndaj kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar KQZ -së për t’i hequr mandatin. Ai tha se vepra penale për të cilën ishte dënuar në Itali nuk ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sipas Dashamir Tahirit ai nuk ka qenë në dijeni të dënimit në Itali për përdorimin e një patente false dhe se, kërkesa e prokurorisë është bërë me qëllim të balancimit politik, pasi prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit edhe për një deputet tjetër, nga mazhoranca.

Prokuroria dërgoi në KQZ edhe kërkesën për t’i hequr mandatin deputetit të LSI, Shkëlqim Selami dhe kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Sipas prokurorisë, deputetët dhe kryetari i bashkisë së Kavajës kanë shkelur ligjin e dekriminalizimit, pasi në formularët e vetëdeklarimit nuk kanë pasqyruar dënimet e marra në Itali e në Zvicër.

Share: