Home KRYESORE Historia politike e Partia Aleanca Demokristiane!

Historia politike e Partia Aleanca Demokristiane!

Nga Zef Bushati

Partia Aleanca Demokristiane u regjistrua me kete emer dhe me siglen ADK per here te pare ne Zgjedhjet Lokale te 8 Majit 2011 dhe konkuroi me kandidatet e saj ne 8 Qarqe ku fitoi 23 Keshilltare, 8 ne Bashki dhe 15 ne Komuna, duke marre 7601 vota.

Ne zgjedhjet Parlamentare te 23 Qershorit 2013, edhe pse ADK konkuroi me 140 kandidatet e saj per deputet demokristian ne 12 Qarqet e vendit, perjetoi “hakmarrjen” per shkak se per here te pare gjate 26 viteve te demokracise NE, dhe une Zef Bushati Kryetari i ADK, morem pjese ne nje koalicion me socialistet. PD dhe PS menduan se na shkaterruan.

Edi Rama nuk e mbajti premtimin dhe nuk respektoi marreveshtjen. Por ne, Aleanca Demokristiane, nuk u dorezuam. U pergatitem dhe morem pjese perseri ne Zgjedhjet Lokale te 21 qershor 2015, duke fituar me “lufte” 9 Keshilltare ne 8 Bashki si dhe 8108 vota.

Kandidatet na i keqtrajtuan, votat na i vodhen masivisht, por perseri nuk na neshtruan. Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, nuk do te munden te realizojne “amanetin” e Udheheqesit te fundit Komunist Ramiz Alia,qe: “Demokristianet nuk duhet te egzistojne ne politiken Shqiptare” Rruga Demokristiane qe prej themelimit nisi si rruga e “mundimeve”.

Ramiz Alia na bllokoi ne Ministrine e Drejtesise dhe nuk lejoi regjistrimin e Partise, por demokristianet e shemben murin komunist dhe u regjistruan duke perballuar te gjitha sulmet dhe intrigat e PD dhe PS, te gjitha percarjet, te gjitha shit blerjet e votave, te gjitha “blerjet” e njerezve tane te lekundur, duke u perballur edhe me papunesine dhe varferine.

Demokristianet sot jane me te forte dhe nuk terhiqen nga rruga e tyre, te bindur se po i sherbejne forcimit dhe integrimit europian te popullit dhe shtetit Shqiptar. Partia Aleanca Demokristiane perseri do te paraqese ne zgjedhjet e Qershorit 2017 listen me 140 kandidate.

Shpresojme dhe urojme qe te jemi parti parlamentare, mbasi perfaqesojme te bardhen e spektrit politik shqiptar, mbasi nuk jemi as blu dhe as te kuq, mbasi ndershmeria dhe korrupsioni per ADK ecin ne dy rruge paralele dhe nuk bashkohen ne asnje pike. ADK eshte garanci per forcimin e Shqiperise ne NATO dhe antaresimin e Shqiperise me te drejta te plota ne BE.

Share: