Nga Ida Nurce
Mbremjen qe kaloi vrava veten. Ma kishin marre trupin dhe e kishin derguar ne morg. Aty, ku preheshin dhimbshem edhe disa te tjere. Sot vendosa te shkoj ta shoh si duket vetja ime e vdekur.
Si asnjehere me futen pa me pyetur, se ku do shkoja, ke do shihja, apo cfare do beja. Isha e lire te ecja ne vende, ku forca e sigurise ishte e larte. Si perfundim e gjeta diku. Ne ato frigorifere te mbushur plot dhimbje te qete.
Po e shihja ate dhe po i flisja. Po i tregoja per femijerine time. E pyeta nese e mbante mend sa here isha rrezuar, kur isha e vogel. Nuk me pergjigjej. I fola aq shume per femijerine, por nuk i kujtohej asgje. Mendova te ndryshoj teme dhe t’i flas per adoleshencen time. Une beftas po buzeqeshja teksa po kujtoja gabimet e bera ne ate kohe, te cilat nuk ishin pak. Por tek kalova tek dhimbja qe kishin ndjere prinderit e mi, me rodhen edhe lote. Lote, qe reshkiten e rane ne fytyren e vetes sime, por qe serish nuk po reagonte fare. Dukej aq e pafajshme dhe po aq indiferente ndaj cdo fjalie qe une nxirrja nga goja. E pyeta nese i mbante mend ato here, kur une vrapoja darkave ne bregun e detit te trazuar neteve te ftohta te vjeshtes. Kur gjithcka kishte humbur brenda unit tim dhe gjithe asaj hapesire. A e mban mend, i thashe, kur andej tutje u shfaq nje qen dhe une vrapoja nga frika, por edhe qeni vraponte pse une vrapoja? Serish asnje pipetime.
Ok, le te flasim per momente me te fresketa. Te flasim per ditet e fundit te ketij viti. Per keto dite, ku si vetja ime, shume te tjere i mbyllen syte pergjithmone. Shume i hengri dheu e shume dora e njeriut. Po te flas per Shqiperine, vendin ku u linde, u rrite, e te perpiu, pa te thene as me fal. Keto dite ketu, jane bere te frikshme. Zgjohedh dhe nuk e di nese do shtrihesh te flesh ne krevatin e shtepise, se spitalit, apo te nje bote tjeter. Ketu njerezit jane c’orientuar. Nuk dine me cfare bejne. Por askush nuk zgjohet, qe t’ju flase. Duket sikur edhe gjaku i tyre eshte helmuar. Cdo dite zgjohem me vrasje, me vdekje, aq sa nuk e di me ku po jetoj.
Te gjitha ndodhin per nje arsye, por askush nuk del ta tregoje ate. Ndoshta kane frike ta pranojne varferine qe ka ngulur rrenje thelle ne kete vend te vogel. Ndoshta kane frike nga ajo qe mund t’ju ndodh edhe vete atyre. Ndoshta nuk duan ta pranojne qe njerezit nuk kane me as buke te hane. Por askush nuk flet. Te gjithe heshtin, ja si ty tani. Kam frike edhe une vetja ime. Kam frike nga e ardhmja e ketij vendi dhe e ketyre njerezve qe po zhduken cdo dite, si mizat ne dimer.
Dikush duhet te dale te flase e t’ju tregoje atyre, qe e gjithe kjo do jete nje vdekje masive. Nje tragjedi, qe vetem fundin e dijne te gjithe. Ti nuk flet, ata nuk flasin, te gjithe jane shurdhuar… Kush valle do e kete radhen?