Home KRYESORE Ikën Tahiri dhe Selami? Ja cilët janë ata që i zëvendësojnë! Përfitues...

Ikën Tahiri dhe Selami? Ja cilët janë ata që i zëvendësojnë! Përfitues PDIU dhe LSI!

Pas publikimit të fundit të hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, pritet edhe përjashtimi i tyre nga parlamenti shqiptarë, sipas ligjit të dekriminalizimit si dhe për ti hapur rrugë veprimeve të mëtejshme të organit të akuzës.

Por nga kush do të zëvendësohen këta dy deputetë dhe si konfigurohen numrat në parlament? Edhe pse fitoi si deputet i PDIU-së në zgjedhjet e vitit 2013, Dashamir Tahiri refuzoi pazarin Rama-Idrizi dhe pas kalimit të partisë së çamëve në qeverisje, vijoi të qëndronte në kampin opozitar, duke u bërë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Por heqja e mandatit të tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, do të sjellë futjen në Parlament të kandidatit të listët së Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në qarkun e Vlorës i cili është Edmond Zejno. Kështu PDIU bëhet me 6 deputetë.

Gjithashtu deputetit të dalë nga radhët e LSI-së, Shkëlqim Selami, nëse do t’i hiqet mandati do të zëvendësohet nga Flamur Çelaj ose Katina Gogo, të cilët vijojnë listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës për këtë parti.

Rasti Selami është disi më specifik, pasi ai vetëm “në letra” është deputet i LSI-së sepse ka kaluar me Edi Ramën që në muajin Korrik të këtij viti, kohë që përkon me një luftë të egër për numra në parlament, mes dy aleatëve qeverisës.

Pra LSI-ja deri më tani nuk kishte e fakto 20 deputetë por 19, sepse njërin ja kishte “blerë” PS-ja. Pas zhvillimeve të fundit partia e Ilir Metës e rikuperon këtë rrjedhje duke shkuar sërish me 20 deputetë, që janë realisht të saj./syri.net

Share: