Home KRYESORE Ilir Meta 45 minuta analizë opozitare për situatën politike te Shqipërisë. Asnjë...

Ilir Meta 45 minuta analizë opozitare për situatën politike te Shqipërisë. Asnjë fjale për Ramen

Pavarësisht se është pjesë e qeverisjes në koalicion me Partinë Socialiste, dukshëm në fjalën e tij, Kryetari i Lsi dhe Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, bëri një panoramë problematike të Shqipërisë.

Në fjalën e vet në Konventën e partisë së tij, Ilir Meta, bëri një parashtrim tejet kritik dhe një lexim të zymtë dhe të pakënaqur të realitetit shqiptar.

Meta kishte në fjalën e tij verejte dhe kritika pothuajse në cdo fushë: në konceptet ekonomike, në luftën e humbur për kanabisin, për politikat universitare, për politikat në lidhje me Turizmin apo qoftë edhe në politikën e jashtëme e sidomos në lidhje me Greqinë.

Pas një leximi të tillë të realitetit, që kishte pak ose aspak dritare apo pika të ndriçuara të realitetit qeverisës, nuk do të dukej aspak cudi për askënd , nëse në përfunim të kësaj Konvente, Meta do të shpallte largimin e mundshëm nga Koalicioni qeverisës.

Bëri përshtypje se në fjalën e tij, Ilir Meta nuk ju referua, pothuajse në asnjë rast Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama, duke e injoruar plotësisht atë./360grade.al

Share: