FAMILJET HIMARJOTE TE VLORES, TE MBESHTETUR NGA QINDRA QYTETARE PROTESTUAN SOT NE KUJTIM TE KRISTI PANAJOTIT, DJALIT QE HUMBI JETEN NGA GROPAT E HAPURA NE PAPEGJEGJSHMERI TE PLOTE, NE MES TE RRUGEVE PER LUNGOMAREN, NJE INVESTIM PUBLIK I CILI KA ME SE 3 VITE QE PO SHKATERRON TURIZMIN, RIVIEREN DHE BREGUN E BUKUR TE AULONES SE DIKURSHME..
Nikollaq Neranxi, biznesmeni i shume i njohur qe ishte i pari qe kundershtoi deklaratat e Policise se Vlores per thjeshtezimin e rastit dhe jo marrjen e duhur te pergjegjesive ne lidhje me aksidentin qe i mori jeten 17 vjecarit Kristi Panajoti, qe eshte dhe i aferm i tij, shkruan ne profilin e tij ne Facebook se nuk ka fjale ta pershkruaje kete dhimbje. Neranxi thote dhimbja te nenshtron, por reagimi nuk lejon perseritjen!
Ja statusi i plote i Neranxit:
“Nuk ka fjale per te shprehur dhimbjen e madhe per ikjen e parakohshme te Kristit. Por eshte e pamate gjithashtu revolta per menyren se si iku. Iku sepse jetojme ne nje vend ku na drejtojne njerez te papergjegjshem. Ky marshim i sotem dhe keta njerez te shumte ne numer qe iu bashkuan familjes Panajoti, jane deshmi e gjalle se ata e refuzojne kete realitet ku edhe rruga ku ecen, te kthehet ne varr. Dhimbja te nenshtron, por reagimi nuk lejon perseritjen!”