Në rrjetet sociale ka shpërthyer një lumë sharjesh e fyerjesh për gruan e ish kryeministrit italian Matteo Renzi. Agnese, gruaja e Renzit, u shfaq ditën e votimit të referendumit por edhe më vonë kur i shoqi jepte dorëheqjen, me një pulovër me vlerë 730 euro.
Kaq ka mjaftuar që shumë italianë në rrjet të fyenin pa fund atë. Pulovra që ajo kishte veshur është krijuar nga stilisti i njohur Ermanno Scervino. Ka një çmim 730 euro. “Si mund të veshë një bluzë 730 euro kur punon si mësuese. A ia lejon rroga? Hajdute!”, shkruan një komentues.