Home KRYESORE Kastriot Myftaraj dhe Robert Aliaj kanë fyer njeri tjetrin në emisionin “Zonë...

Kastriot Myftaraj dhe Robert Aliaj kanë fyer njeri tjetrin në emisionin “Zonë e Lirë”

Shkak është bërë një shkrim i Mystarajt për Aliajn pas bluzës me shqiponjën e deformuar në spektaklin “Dance with me”.

Gazetari thotë se me veprimin e tij, Aliaj synon përçudnimin e simbolit kombëtar të Shqipërisë dhe e cilëson atë përkrahës të kauzës së LGBT-së. Madje, Myftaraj e cilëson homoseksual artistin Aliaj.

Aliaj nga ana e tij tha se kjo tregon se sa i ekspozuar është mendimi i lirë në vendin tonë. Ai shtoi se nuk është Hitleri që mund të njollosë simbolin kombëtar të shqiptarëve. “Më thanë të ka nxjerr një rrëqebull në artikull”, u shpreh Aliaj.

“Më thanë mos u merr me atë se është gjobaxhi. Shpif për të gjithë botën. Je një shpifës i qelbur, pusho tani. Ke probleme me homoseksuale apo ke frikë ta pranosh?”

Madje, Alia e akuzoi Myftarajn si agjent duke thënë se ka takuar Janullatosin disa herë.

“Ka sindromën e trangullit, u kap te unë për të dalë pak. Me këtë rrëqebull nuk kam punë”, Aliaj. “Ca figure publike je ti mo? Ti je një mercenar!”, u shpreh Myftara

Share: