Home KRYESORE Klement Balili sjell debat në Komisionin e Jashtëm Parlamentar

Klement Balili sjell debat në Komisionin e Jashtëm Parlamentar

Cështja e Klement Balilit ka shkaktuar debate edhe Komisionin e Jashtëm në Kuvend, ku ishte e ftuar zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea. Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi e pyeti zv.ministren se përse nuk ndalohet Balili.

Më poshtë debati.

Aldo Bumçi: Rezulton që urdhri ndërkombëtar i ndalimit ka qenë në fuqi që nga 17 maji 2016. Pra që nga 17 maji policia e shtetit duhet të kishte vepruar në bazë të këtij urdhri por nuk e ka bërë. Pse nuk ndalohet ky person?

Elona Gjebrea: Ministri i Brendshëm ka qenë shumë i qartë në deklaratat e tij në lidhje me arrestimin e Klement Balilit, ashtu si dhe policia e shtetit është e vendosur për të kryer detyrën dhe respektuar të gjitha veprimet proceduriale.

Arben Isaraj (Zv.ministër i Drejtësisë): Nuk e kuptoj pse i kërkohet qeverisë arrestimi , në një kohë kur Kushtetuta e përcakton qartë.

Share: