Home KRYESORE Kokëdhima rrëfen drejtuesit e së majtës qe bashkepunuan me Sali Berishen dhe...

Kokëdhima rrëfen drejtuesit e së majtës qe bashkepunuan me Sali Berishen dhe u investuan kundër tij!

-Koço Kokëdhima në takimin me emigrantët në Greqi-

Kokëdhima: Kam ardhur të bisedoj me ju, t’ju dëgjoj dhe të konsideroj idetë, mendimet, problemet dhe shqetësimet tuaja. U zgjodha sekretar për reformimin dhe për emigracionin në PS përpara gjashtë muajsh. Do të doja shumë të kisha ardhur më shpejt dhe në këtë cilësi, në takimet me ju.

Marr kurajon t’ju them se vetëm tri javë pasi u zgjodha, mandati im i deputetit u godit nga një proces tërësisht politik, ku u investuan fatkeqësisht, edhe drejtuesit e të majtës. Ata e shfrytëzuan këtë vendim të Kushtetueses për të eleminuar rolin dhe funksionin tim në parti. Gjatë këtyre muajve unë isha vetëm formalisht sekretar për emigracionin.

Këta drejtues kanë përgjegjësi të madhe, jo thjesht se bashkëpunuan me Saliun kundër mandatit tim, por kryesisht për faktin se në vend të solidaritetit parimor, në qarqet drejtuese të së majtës, sundon kultura e përçarjes, intrigave dhe thashethemeve, lufta e paprinciptë Brenda llojit, në vend që të mbretërojë puna e përgjegjëshme për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

Unë nuk jam i mërzitur apo i qejfmbetur, e kam jetën plot dhe e shijoj punën time, nuk kam bërë dhe nuk do të bëj ndonjëherë armiqësi personale dhe luftëra destruktive e inatçore me askënd. Dora ime e bashkëpunimit do të qëndrojë e shtrirë edhe për Edi Ramën, edhe për çdo person tjetër në PS që dëshiron që të punojë për të mirën e qytetarëve dhe të socialistëve të thjeshtë.

Share: