Home KRYESORE Kokëdhima: S’kam asnjë zemërim me Ramën, nëse nuk më heq teserën e...

Kokëdhima: S’kam asnjë zemërim me Ramën, nëse nuk më heq teserën e PS

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Koço Kokëdhima shfaqet gjithnjë e më i bindur për të forcuar lëvizjen e tij brenda PS-së, të paktën kështu u duk sot në studion e emisionit “Të Pa Ekspozuarit”, të Ylli Rakipit në News 24 ku komentoi takimin e tij më të fundit me bazën në Vlorë përballë një paneli analistësh.

Përjashtimin nga PS-ja ai nuk e sheh si rrjedhojë të prishjes së marrëdhënies me Ramën, madje nuk pranon as ta ketë pasur mik, por nuk i shmanget dot ngacmimit të Artur Zhejit kur e quan “krijues” të një krijese që i dha duart pasi mendonte se ishte më i zgjuar se krijuesi.

“Nuk kam asnjë fije floku zemërim me Ramën, jo më Shekspirian. Kam vuajtur si sipërmarrës në këtë vend, një sistem politik të kalbur, pa rregulla pa barazi. Jam shumë i vetëdijshëm çfarë situate ka Shqipëria…”,- tha ai.

Kokëdhima thotë se nuk ka asnjë fije floku zemërimi me Ramën dhe nuk beson në një përjashtim të tretë nga PS-ja, siç mund të jetë heqja e teserës së Partisë Socialiste.

“Nuk besoj që vjen kjo ditë, por edhe nëse vjen s’ka problem. Unë besoj vetëm çfarë bëj vetë”,- u shpreh ai.

Share: