Gjykata e Vlorës vendosi masën “detyrim paraqitje” për shefin e Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor, 55-vjeçari Myslym Ismailaj.
Ai, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ), ka kryer veprimet proceduriale lidhur me aksidentin e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në rrugën pranë Ujit të Ftohtë, në Vlorë, ku humbi jetën shtetasi K.P. 17 –vjeç dhe u plagos kushëriri i tij Petraq Beja 21 vjeç.
Sipas SHÇBA në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident, Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin.
Sipas hetimit, kjo kërkesë është bërë për të manipuluar shkaqet e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj drejtuesit të mjetit për të favorizuar firmën e ndërtimit të rrugës.