Home KRYESORE Kritikat për qeverinë e Paolo Gentilonit

Kritikat për qeverinë e Paolo Gentilonit

Paolo Gentiloni e mori mbështetjen e Senatit për qeverinë e tij, por kundërshtarët janë hedhur në sulm duke e akuzuar se vazhdon të kontrollohet nga paraardhësi i vet, kryeministri i dorëhequr Matteo Renzi.

Rivalet duken të vendosur të mos e lejojnë ish-ministrin e Jashtëm 62-vjeçar të shijojë një “muaj mjalti” politik, shkruan “The Guardian”.

Fillesat e tij në postin e kreut të Ekzekutivit, Gentiloni, që rrjedh nga një familje e vjetër fisnike, duket se nuk do t’i ketë të lehta.

Vendimi për të mbajtur në qeveri thuajse të gjithë anëtarët kyçe të kabinetit të Renzit dhe aleatët politikë, përfshirë autoren e reformës së dështuar kushtetuese Maria Elena Boschi, i kanë dhënë zë pretendimeve të lëvizjes “Pesë yjet” se Ekzekutivi vazhdon të kontrollohet nga kryeministri i larguar.

Duke e krahasuar situatën e Italisë me Brexit-in në Britani, njeriu që mund të përfaqësojë “Pesë yjet” në zgjedhjet e parakohshme, Luigi di Maio, kujtoi se edhe David Cameroni e dha dorehëqjen pas disfatës, por nuk dëgjoi më njeri për të.

Detyra më e rëndësishme e Gentilonit do të jetë mbikëqyrja e ndryshimit të ligjit elektoral që duhet miratuar përpara mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Ai mund të detyrohet gjithashtu të kujdeset për shpëtimin miliarda eurosh të bankës se tretë më të madhe të vendit, Monte dei Paschi di Siena, në rast se ajo nuk arrin të sigurojë investitorë mjaftueshëm për një rikapitalizim privat

Share: