Nga Sulejman Abazi
Në javën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në IRMJ,
Çfarë dinë këta politikanë të degraduar, më përpara se sa elektorati të votojë?!
Druaj se këtë herë do të ndodh ndryshe.
Kjo, për shumë arësye që lihen të nënkuptohen në këtë analizë politike që kam publikuar tre ditë më parë.
Elektorati shqiptar duhet të ndihet i tradhëtuar nga qëndrimi i krerëve politike dhe i aleancave të pabesueshme dhe pa peshe mbi rezultatin e zgjedhjeve.
Këtë herë thërrmimi i shqiptareve ka shkuar edhe më tej.
Kjo është pasojë e sundimit të gjatë otoman dhe sllav. Duhet shumë kohë të dal në dritë ndërgjegja qytetare, përball mizerabilitetit dhe varfërisë së jetës shpirtërore dhe ekonomike. Klasa politike e kapur me kohë, me shumë dinakëri dhe qëndrim të poshtër, deri antishqiptar, e di mirë se cfarë po ben dhe si i trajton qytetarët e saj.
Kjo përvoje e hidhur politike në tërë territoret shqiptare pa parjashtim, do të na detyrojë që të vuajmë akoma më shumë, deri sa të arrijmë të fitojmë paqen midis nesh dhe të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë.
Por këtë herë, po punohet shumë nën rrogoz për këto zgjedhje dhe të gjithë faktorët politik nuk e kanë situatën në dorë, përvec rastit që VMRO-DPMNE dhe BDI trashëgojnë struktura dhe mjete për të bërë gjithcka me manipulime në favor të tyre.
Ajo që nuk kuptojnë shqiptarët në këtë hapësirë, është qëndrimi dhe formula e mundëshme e faktorit ndërkombëtar, e cila lexohet me vështirësi për shumë arësye.
Strumbullari i kësaj situate është nga do të mbajë ish kryeministri, për largimin e të cilit u bë gjithcka, deri tek ngjarja e Kumanovës.
Personalisht, nuk besoj që ky Putin i vogël të kthejë kursin politik, deri tani të orientuar nga Moska, vetëm nëqoftëse e ndjen rrezikun, qoftë të rikthimit në pushtet, apo dhe të largimit prej tij.
Pasojat për të do të jenë në të dy rastet, pasi me qëndrimet e tij ky manipulator terrorist, ka tentuar të ndez zjarrin midis maqedoneve dhe të dekurajojë shqiptarët për situatën e pashpresë në të cilën janë katandisur.
Në këtë rrugë ajnë dhe fushata me deklaratat e Ali Ahmetit, i cili fatin e tij politik e ka të lidhur me Nikollën.
Nuk dëshiroj të jem më i ashpër mbi bashkëkombasit e mi në analizen politike, por mbi të vërtetën nuk mund të tolerohet, sado e hidhur që të jetë ajo.
Kjo situatë e shqiptarëve në këtë hapësirë etnike, është pasojë e qeverisjeve për disa mandate të dyshës VMRO-DPMNE dhe BDI, pa përjashtuar PDH-në.
Këtë nuk e justifiokon asnjë deklaratë apo përbetim mediatik e propogandistik i Ali Ahmetit. Në krahun tjetër, vlerësoni me kujdes qëndrimin e PDSH-së dhe të Menduhit, i cili po pret në heshtje dhe “qetësi” që të bëhet zëvendëskryeministër.
Cfarë dinë këta politikanë të degraduar që tani kohë më përpara se sa elektorati të votojë?!
Ky është problemi i problemeve, kompromiset e fshehta në kurriz të shqiptarëve.
Kjo mundëson që pas rezultatit të zgjedhjeve, në këtë shtet të ketë ngjarje të pakëndëshme.
Uroj që këtë herë shqiptarët të udhehiqen nga vetëdija e tyre kombëtare dhe jo nga interesa të castit, duke pranuar të keqen më të vogël, por që do tu hapë rrugën në të ardhmen.
Miqtë e mi të nderuar që përcillni me shqetësim situatën parazgjedhore të shqiptareve në IRMJ.
THIRRJA ËSHTË SHKURT DHE E DREJTEPËRDREJTE: Këtë herë në mënyrë masive duhet të votohen njerëzit e rinj dhe aleancat e reja, kundër tradicionalizmit Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci, të cilët kanë dëshmuar bashkëpunimin e tyre për interesa të ngushta klanore dhe deri antishqiptare.
Vëllezër shqipëtarë:
Mos u çorientoni nga demagogjia politike që i ka dal boja. Nëse veproni kështu të distancuar prej tyre, forcën e votës tuaj do ta ndjej turinjve edhe aleati i tyre Nikolla Gruevski. Ky fashist antishqiptar duhet të largohet nga skena politike në IRMJ. Kjo është fitorja e parë që duhet të arrini, pasi ai do të tërheqë zvarrë pas vetes edhe bashkëpunëtorin e tij të Kalit të Shemes. Kjo është një thirrje për interesin tuaj dhe të cështjes shqiptare në këtë shtet.