Një ngjarje e rënë tronditi opinionin publik mesditën e sotme. Arben Tahiri, 50 vjeç nga Golemi vrau veten duke u varur në shkallët e brendshme të shtëpisë së tij në këtë qytezë.
Mësohet se viktima sapo ishte kthyer nga Gjermani dhe e kishte lënë bashkëshortja.
Pas marrjes së lajmit forcat e rendit kanë mbërritur në vendgjarje duke zbuluar edhe një letër të të ndjerit shkruan “Panorama” ku kishte shpjeguar arsyet duke lënë edhe një amanet.
Letra
Nexhi, Lume, Halil, ju kërkoj falje për veprimin tim, por më mirë kështu sesa të jetë vonë dhe të më krijohet ndonjë sëmundje nga problemet e mëdhaja që më janë krijuar, me ralitetin e jetës që mu servir nga fati im i keq. Unë humba familjen që për mua është gjithçka në jetën time.
Tani nuk kam më asgjë për të humbur prandaj nuk gjej forcë për të vazhduar më tej dhe të ndërmarr këtë veprim të shëmtuar.
Më vjen shumë keq për shqetësimin që po ju sjell. Ju lutem fëmijët mos i njoftoni, kur të kur të vijë momenti më vonë kur të jenë rritur, tregojani dhe ju thoni se babi i donte shumë që të tre, Jonin, Glorian dhe Julian, por fati e solli që të ndaheshim nga njëri¬tjetri që ishte shumë e rëndë.
Ju kërkoj të falur të gjitha familjeve tuaja së bashku me fëmijët, kushërinjve, miqve dhe të gjithëve që më janë gjendur pranë dhe më kanë mbështetur në ditët e mia të vështira. Ju përqafoj fort të gjithëve duke ju thënë të ma falni veprimin e dobët të vetëvrasjes.
Në portofol janë 265 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare. Nuk janë shumë por përdorini në fatkeqësinë time.
Nuk kam më shumë se kaq.
06.12.2016
Vëllai juaj Arben Tahiri
P.S Janë edhe dy letra të vajzave ruajini si kujtim kur të rriten, janë në gjermanisht./360grade.al