Home KRYESORE “LOS ANGELES TIMES” – Kerri i palodhur në përpjekjet diplomatike, por shpesh...

“LOS ANGELES TIMES” – Kerri i palodhur në përpjekjet diplomatike, por shpesh del duarbosh

Kerri u vonua edhe në festën e tij. Stafi, bashkëpunëtorë e gazetarë e pritën mjaft për festën e Krishtlindjes, por sekretari nuk dukej gjëkundi. Ishte në telefon me udhëheqës të ndryshme të botës, duke u përpjekur të mësonte më tepër në lidhje me një takim të madh diplomatik nga i cili Shtetet e Bashkuara ishin përjashtuar.

Mbledhja, e cila u përpoq të ndërmjetësojë një zgjidhje të konfliktit sirian, ndodhi në Moskë dhe përfshinte ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Bëhej fjalë për një plan për evakuimin e mijëra civilëve nga Alepoja dhe rënien e qytetit të rrethuar në duart e forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad.

Administrata Obama, veçanërisht Kerri, kanë bërë përpjekje të shumta për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri, por në fund u lanë jashtë marrëveshjes për armëpushimin e parë të suksesshëm në Alepo dhe për operacionin humanitar të shpëtimit.

Kerri 73 vjeçar është njeri i palodhur, ka udhëtuar nëpër të gjitha cepat e botës si kryediplomat në këto 4 vjet. Por tani në prag të lënies së detyrës, ka një trashëgimi të përzier, me suksese por edhe dështime, sidomos në Lindjen e Mesme. Paaftësia për të ndaluar masakrën në Siri apo për t bllokuar rritjen e ndikimit rus renditen mes dështimeve më të mëdha të tij. Të tjera dështime mund të quhen mosdhënia fund ngecjes në bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve apo pengimi i Arabisë Saudite që të mos bombardojë Jemenin.

Sukseset më të mëdha të Kerrit janë marrëveshja për pezullimin e programit bërthamor të Iranit dhe Marrëveshja Globale për Klimën. Marrëveshja për Iranin erdhi pas bisedimeve maratonë në 2014 dhe 1015 ku Kerri krijoi një marrëdhënie të ngushtë me kolegët e tij rusë dhe iranianë.

Kerri thotë se nuk e trembin nga sfidat. “Besoj te diplomacia; kjo është puna që bëj “, u tha gazetarëve gjatë një udhëtimi në Kolumbi për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes pas luftës së gjatë civile. “Ka shumë njerëz përreth që mund të fillojnë konflikte. Unë përpiqem t’i parandaloj dhe mbyll”. “Nuk mund ta dish se çfarë është e mundur për sa kohë nuk ulesh të flasësh me tjetrin,” thotë duke shpjeguar ndjekjen e qëllimeve në dukje të pamundura. “Ju duhet të thuash Po për diçka të trashë ose të papranueshme. Askush nuk kërkon që ta bëni këtë. Por në qoftë se nuk dëgjoni dhe nuk flisni, shumë njerëz mund të vdesin ose të gjërat mund të marrin për keq. “

“Nuk është mision i pamundur”, tha Kerri para pak vitesh kur mori përsipër të çonte përpara bisedimet mes Izraelit dhe palestinezëve. Por shpejt u pa se palët kishin pozicione aq t ngurta saqë asnjë diplomaci nuk bënte punë. Po ashtu, në 15 muajt e fundit, Kerri pa se Moska mori nje rol të drejtpërdrejtë ushtarak në Siri, pa pasur alternativa të ndërhynte./360grade.al

Share: