Home KRYESORE LSI për të dalë me PS në zgjedhjet e ardhshme ve kushte!

LSI për të dalë me PS në zgjedhjet e ardhshme ve kushte!

Sekretari për programin e LSI-së, Edmond Haxhinasto lë të hapur mundësinë për të ribërë edhe një herë marrëveshjen e bashkëqeverisjes edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar me PS.

Ai thekson në një intervistë për gazetën “Mapo” se koalicioni ka ende potencial për të qeverisur më mirë.

Megjithatë, Haxhinasto nuk tërhiqet nga kushtet dhe kërkesat e LSI për vetëpërmirësim dhe autokritikë nga Qeveria.

“Koalicioni ka akoma potencial të paezauruar, mund të kishte krijuar sinergji më të mëdha për të arritur një ritëm më të lartë të realizimit të premtimeve të veta për të realizuar një rritje më të madhe ekonomike dhe nëpërmjet rritjes ekonomike të kishte siguruar një punësim më të gjerë, më të qëndrueshëm dhe me të ardhura më të larta.

Besoj që e thënë kjo nuk duhet të jemi nihilist aspak, por të vlerësojmë punën e bërë deri më tani, por kjo nuk do të thotë që të mos kemi vizion që punët të ecin më shpejt dhe më mirë. Qeveria ka qenë në rrugë të mbarë, por potenciali i saj është shumë më i lartë se sa kaq dhe s aka prodhuar deri më sot. Por besoj gjithashtu se pavarësisht nga vlerat e tjera të qeverisjes, një vlerë, një dimension shumë i rëndësishëm i saj duhet të jetë gjithmonë vetëpërmirësimi, vetëkritika apo autokritika.

Që do të thotë se në çdo kohë një qeverisje e mirë duhet të ketë kapacitete për të rivlerësuar vetveten dhe për të axhustuar ato politika, që nuk kanë funksionuar mirë gjithmonë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, ka thënë Haxhinasto.

Share: