Home KRYESORE Majlinda Bregu i shkruan ministri Manjani per gruan qe u hodh nga...

Majlinda Bregu i shkruan ministri Manjani per gruan qe u hodh nga dritarja!

Zoti Minister i Drejtesise Ylli Manjani,

Nje grua eshte flakur dje nga nga ballkoni i shtepise si placka me e pavlefshme, nga nje Burre-Shtaza i radhes.

Mediat thone sot se Viktima ka patur nje Urdher Mbrojtje nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve te meparshme per ushtrim dhune ndaj saj.

Urdhri i mbrojtjes kur nje grua e dhunuar kerkon ndihme, e detyron kriminelin burre qe pavaresisht nga “soji i hallit” qe paraqet si shkak per shtazerine:

-te largohet nga banesa
– te mos i afrohet bashkeshortes dhe femijeve
– te ruaje distancen nga shtepia ku ajo jeton bashke me femijet apo nga vendi i punes dhe shkolles se femijeve etj etj.

Une jam e qarte se fuqia jone e veprimit dhe reagimit kunder nje kercenimi si dhuna ndaj grave qe eshte terrorizem I qarte, I paster, I cmendur ne vend te jete po aq e eger sa egersia e Shtazeve, po rrezikon te mbetet vetem tek keqardhja njerezore.

Por ky rast po me tmerron nga ky detaj: Urdhri i Mbrojtjes!

Zoti Minister,

Kush eshte ai Gjyqtar qe paska leshuar nje Urdher Mbrojtje qe e le burrin qe gruaja e padit per dhune, te jetoje ne nje shtepi me te derisa ta hedhe nga ballkoni????

Nese kjo eshte teresisht e vertete, padine per kete Gjyqtar, do ta bej Vete!

Share: