Votimet e së dielës në Maqedoni i kanë dhënë VMNRO DPMNE të Nikola Gruevskit dhe partisë së tij, e cila mori 51 deputetë, dy më shumë se LSDM-ja e Zoran Zaevit. Sakaq, edhe në kampin shqiptar e para ka dalë BDI e Ali Ahmetit me 10 mandate. Por kalkulimet e bëjnë të vështirë formimin e një qeverie mes tyre.
Xhelil Bajrami, ish minister shqiptar ne Maqedoni dhe njohes shume i mire i zhvillimeve politike shkruante sot ne profilin e tij ne facebook se: “sonte duhet Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi te japin doreheqje…ja ne shkaktaret qe Shqiptaret humben mbi 10 deputet… historia do i kujtoje per tradhti…( sonte fillon kriza e madhe ne Maqedoni )”
Ne fakt Xhelili ka shume te drejte, por ndryshimi i madh është BESA që ka arritur të marrë 5 mandate, e konfirmuar kështu si forca e dytë shqiptare, e dhe pse ka vetëm 2 vjet në skenën politike. Shqiptarët kanë fituar gjithsej 20 mandate, dhe në zëra të përgjithshëm kjo është humbje për ta, pasi ky tregues përbën zvogëlim të pranisë së tyre në parlamentin maqedonas.
Kjo ka bërë që në rrjete sociale të shpërthejnë dhe akuzat për tradhëti, pas një votë e madhe shqiptare i është dhënë opozitës maqedonase, ku mund te futet edhe komenti i Xhelilit.
Ndërsa si ilustrim i kësaj “tradhëtie” mbetet Haraçina e cila ka votuar LSDM-në, ama të përfaqsuar nga deputet shqiptar, siç është Muhamed Zekiri. Por po ashtu, partisë së Zaevit i është dhënë vota dhe në Tanushë, fshatin simbol të rezistencës së armatosur në 2000-2001, prej së cilës lindi më pas UÇK-ja.
Ndërkohë, e veçantë tjetër e këtyre zgjedhjeve ishte kalimi i PDSH-së Menduh Thaçit, partisë historikë të themeluar e drejtuar shumë vite nga Arbër Xhaferi, si parti e katërt në radhët e atyre shqiptare. Ajo ka marrë 2 deputetë, ndërsa Aleanca Për Shqiptarët u rendit e treta me 3 deputetë.
Tashmë mbetet të shihet se si do shkojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi fituesit nuk i kanë votat e duhura. Dhe me gjasë, vendi do shkojë sërish në zgjedhje vitin e ardhshëm. Shqiptaret kane nje mundesi te madhe sepse jane faktore domethenes ne nje shtet artificial si ai i Maqedonise.
Shqiptaret duhet te dalin te bashkuar ne zgjedhje dhe pastaj me negociata pas zgjedhore te ndajne pushtetin ne te mire te popullit te meperkembur shqiptar te Maqedonsie. Shqiptaret e Maqedonise duhet te nxjerin figura te reja politike dhe tia lene te shkuares mosmarreveshjet.