Home KRYESORE Maqedonia: Riciklim i krizes apo dalje prej saj?!

Maqedonia: Riciklim i krizes apo dalje prej saj?!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Maqedonia po perjeton nje dileme te frikshme. Mbas kolapsit te vitit 2014, skandalit te pergjimeve, deshtimeve politike, institucionale, nderetnike, gjeopolitike dhe integruese Qeveria Gruevski-Ahmeti nen presion te brendshem dhe nderkombetar e futi vendin ne zgjedhjet e parakoheshme.

Zgjedhjet e parakoheshme u mbajten me date 11 dhjetor 2016. Informacionet paraprake, jo perfundimtare dhe jo te certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po japin rezultate te balancuara midis dy partive te medha Maqedone, VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Ndersa ne kampin shqiptare u verejt renie e perfaqesimit ne teresi. Shqiptaret do kene shume me pak deputet ne parlament. Kjo renie erdhi nga fragmentimi i votave ne me shume subjekte si dhe nga deshtimi serioz i dy partive te vjetra shqiptare, BDI dhe PDSh.

Risine tek shqiptaret ne keto zgjedhje e sollen dy projektet e reja politike: Besa dhe Aleanca per Shqiptaret. Te dy keto forca te reja arriten te perfaqesohen pozitivisht ne parlamentin e Maqedonise.

Mbas konfirmimit perfundimtare mbetet per te pare tre alternativa qeverisese. E para alternative mund te jete vijimi i koalicionit te qeverjes se kaluar, VMRO-BDI. Kjo alternative eshte as me pak dhe as me shume riciklim i krizave te meparshme me nje eskalim shume te rrezikshem. Vendi asesi nuk do dilte nga kriza. Serish mund te shkohej ne zgjedhje te parakoheshme.

E dyta alternativa do te ishte kapercimi i rezultatit te balancuar nepermjet formules se nje koalicioni te mbeshtetur nga LSDM dhe partite shqiptare, pa BDI. Nje formule e tille do i bente partite shqiptare, Besa, Aleanca per Shqiptaret dhe PDSh faktor ” king-maker” ne qeverisjen e pritshme.

Ndonese mjaft e brishte, alternativa e dyte do i siguronte vendit dalje nga kriza. Do ringrinte besimin e brendshem politik, institucional, nderetnik dhe do permiresonte reputacionin e jashtem te Maqedonise.

Alternativa e trete, do mbetej koalicioni i madh midis VMRO-DPMNE dhe LSDM. Ne dukje te pare do krijohej ideja se koalicioni i madh do sillte stabilitet politik ne Maqedoni. Por ne fakt, koalicioni i madh do ishte kercenim serioz per demokracine dhe do paralajmeronte thyerjen fatale te marredhenieve nderetnike Shqiptaro-Maqedone

Koalicioni i madh, duke lene jashte qeverisjes faktorin etnik shqiptar do rrenonte multietnicitetin si baza konstitucionale e ekzistences dhe funksioninimit te shtetit unitarist te Maqedonise.

Formula e koalicionit te madh do ishte ne thelb nje formule monoetnike. Si e tille do nxiste projekt federalizues ose, akoma me te paqarte, projekt ndares te shtetit Maqedon. Federalizimi do sillte
krize kushtetuese dhe renie te Marreveshjes Kuader te Ohrit. Ndarja e Maqedonise do sillte shume shpejt rikonfigurime te hartes politike te Ballkanit.

Ngelet per te pare se cila nga alternativat qeverisese te mesiperme do ndiqen nga aktoret politik mbas certifikimit perfundimtare te rezultateve te zgjedhjeve.

Nga alternativa qeverisese do varet nese Maqedonia do ricikloje serish krizen e meparshme apo te dale prej saj.

Share: