Home KRYESORE Me cilën parti do të bashkëpunojë LIBRA? Ja përgjigjja e Ben Blushit

Me cilën parti do të bashkëpunojë LIBRA? Ja përgjigjja e Ben Blushit

Deputeti Ben Blushi, ka patur një komunikim sot me qytetarët përmes Facebook-ut, duke folur nder te tjera dhe per bashkëpunimin e LIBRA-s me partitë e tjera në zgjedhjet e qershorit 2017.

Ne përgjigjje te pyetjes së një qytetari se me cilën forcë politike do të bëjë aleancë Libra, Ben Blushi tha se nuk ka ende një vendim për këtë gjë. Bashkëpunimi me këdo forcë politike do të vendoset nga anëtarësia e Libra.

“S’ka për të qenë kurrë vendim personal. Do jetë vendim i të gjithë anëtarësisë Libra. Do t’i ftojmë të gjithë për të marrë mendim se me kë do të bashkëpunojë Libra. Dhe ky është një premtim solemn. Nuk ka një parti të ngjashme me Libran për disa arsye”, u shpreh deputeti Ben Blushi.

Share: