Home KRYESORE Me gënjen njeherë turp për ty, të dytën turp për mua!

Me gënjen njeherë turp për ty, të dytën turp për mua!

Nga Ilir Demalia

Manipulimi-simulimi, fabrikimi i imazhit rrenës si të vërtetë, si histeri kolektive që ka zënë shoqërinë tonë tregon shumë për vlerat dhe gjendjen e rënde si shoqëri, e kur kjo bëhet dhe nga ata që jetojnë në perëndim, dhe nga ata që e hane kallup, apo më keq e dinë dhe e pranojnë e ngulin këmbë ne vjedhjen në fabrikimin fallsifikimin si të verteta, apo ata që heshtin që mos prishin qefë, e për mua këta janë më të poshtrit, tregon qarte degradimin tonë mendor – moral si shoqëri dhe nuk qeka punë komunizmi po shumë më thelle…

Brezi jonë e mban mend dyqanin e Qorrit poshte pallatit Kadares ngjit me hotel Vjosën qe shiste filateli dhe fotot e Mao-Cedunit, Stallinit, Marksistet… i vetmi “privat” qe nuk e hoqi njeri.

Kioska te tilla ka kudo ne botë, del njeriu për qef te vet ulet me nje stol dhe pikturo o fotografo, lexo dhe shkru, botë e lirë, sot me foto-shop e montazhe videosh çfarë nuk sajohet!

Mund të mashtrosh dhe një gazetë të madhe në perendim apo TV, por u kape, te shpartalluan të çuan…. për një plagjature kane dhenë dorheqjen nga kabinete qeveritare ne botën e qytetruar. Kriteret, normat, rregullat dhe ligjet mbajnë në këmbë vlerat ne peremëndim.

Tek ne nuk ka norma, moral, kritere ligje. Media është nën pushtetin e provincialëve konviktor, injorantë. O mjeranë mediatik, sot cdo gjë vërtetohet në sekond në gjithë rruzullin, o gazetar hajvane, futeni ne byth I phone 6 se e mbani kot, me atë verteton çdo gjë në sekond sot. Botoni lloj-lloj palaçollëqesh nga exselencat e montruzitetit diabolik delirant që insistojnë në vjedhjen a fallsifikimin, fabrikimin si pronë. Mirë ata sëmurë si deformime psigjike, karakteriale, por ata që e besojnë? Po ata që ngulin këmbë?

Po media që boton cdo pleher të ricikluar në contominimin mediatik si provincialitet konviktorësh, po kultura, po ministria e antikulturës, po intelktuhalet, po?…..

Jo, të gjithë po vjedhim, po gënjejmë, po delirojmë si psigjik, une ta pranoj ty, ti ma pranon mua, ne atyre, ata ne, ngjitemi lart e më lart më kokën në gropën e mutit po krenar.

Genjehet për posterin, videon, pastaj zbritet pazari deri ke kunkaleria e Qorrit filatelise, pastaj u mbarua edition, pastaj …. Ne Amerikë kanê një shprehje:

Me gënjen njëherë turp per ty, te dytën turp për mua!

Cdo i interesuar mund të gjeje ne googel çdo gjë për La Scalën dhe çdo gje në botë.

La Locandina con “annullo filatelico in La Scala 2016 for Madam Butterfly

received_10211621447552772received_10211621447592773

Share: