Home KRYESORE Në Maqedoni-Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit të funksionojnë me rotacion në...

Në Maqedoni-Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit të funksionojnë me rotacion në mes shqiptarësh e maqedonasve

Nga Mr.Sc.Refik HASANI

Legjislatura e dale nga zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor 2016 do të duhej të fillon një praktikë më funksionale e këtij shteti që përbehet nga dy nacionalitete.

Pas luftës armatosur së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Armatës së Maqedonisë,pas Marrëveshja së Ohrit, dhe rastit të Kumanovës që ndodhi vitin kaluar do të duhej të rishikohet seriozisht funksionimi i këtij shteti si Maqedonia qe përbëhet nga nacionaliteti Shqiptar dhe Maqedonas.

Ndaj,nëse dëshirohet të funksionalizohet ky shtet duhet me rotacion të gjitha pozitat e larta qendrore të jene të barabarta. Pozita e Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit, Shef i Armatës, Policisë, Shërbimit të fshehtë, Gjykatës Kushtetuese e Supreme, Prokurorisë së shtetit, etj, do të duhej të udhëhiqen nga dy nacionalitete që e përbëjne këtë shtet vetëm si të barabarta në të gjitha nivelet dhe segmentet qendrore të këtij shteti.

Vazhdimisht nuk fuksionon që të jene Ministra të Arsimit brendshëm, Financave, Jashtëm, Shendëtsisë, Kulturës, nga njeri nacionalitet.

Kur mekanizmi, instanca dhe strukturat e Bashkimit Evropian funksionojne me rotacion pse këto nuk mund te zbatohen edhe në Maqedoni.

Edhe simbolet, logot e flamuri duhet të ketë elemente të shqiptarëve dhe maqedonasve vendas, pa harruar edhe himnin valutën-monedhën kombëtare dhe të gjitha që kan kuptim të funksionimit të këtij shteti.

Share: