Home KRYESORE Neranxi Himarjoteve: Mos u percani! Une do e mbroj shtepine time edhe...

Neranxi Himarjoteve: Mos u percani! Une do e mbroj shtepine time edhe vetem

Biznesmeni i sukseshem Nikollaq Neranxi ne cilesine e drejtuesit te shoqates ne mbrojtje te shtepive Himarjote duke sjelle ne faqen e tij kroniken e realizuar nga Report Tv per prezencen e OSBE ne Himare ne lidhje me problemin e pronave te trasheguara…., gjen rastin tu bej apel Komunitetit Himarjot te mos percahen dhe ti rrine te bashkuar ne mbrojtje te shtepive dhe pronave te tyre. Ai thote se edhe i vetem te mbese do ta mbroje deri ne fund shtepine e tij dhe se do coj ne vend amanetin e te pareve te tij dhe nuk do lejoje njeri te marre neper kembe Himaren.

Ja statusi i plote i neranxit dhe kronika e Report Tv:

Meqenese ka individe te cilet me ndjekin ne cdo presje, me shpresen se mos bej ndonje gabim, ne diskutimin tim, kam permendur edhe fjalen “legalizim”. E di qe ne te foluren e perditshme, legalizimin e lidhni me Bathoren dhe me te berit legale te nje gjeje qe eshte ndertuar ne menyre abuzive, por ne fakt fjala “legalizim” ne fjalorin e guhes shqipe, do te thote “ligjerim”. Sepse per aq kohe sa ne nuk i kemi certifikatat e pronesise, nuk e kemi te ligjeruar pronen para shtetit. Dhe OSBE prandaj vjen ne Himare, sepse njeh historine tone, se perndryshe do shkonte ne Bathore.
Dhe nje gje te fundit, ju kam thene disa here, perpiquni te qendroni te bashkuar, mos u percani, mos u perdorni, mos shpikni teori konspirative, sepse eshte energji e cuar dem. Edhe nese keni ndonje hall dhe nuk i bashkoheni dot kesaj kauze, minimumi shihni punet tuaja dhe heshtni! Personalisht po ju a perseris, edhe vetem fare te mbetem, une do mbroj shtepine time, do coj ne vend amanetin e te pareve te mi dhe nuk do le njeri te marre neper kembe Himaren! Mbremje te kendshme!

Share: