Craig Murray, ish-ambasador britanik në Uzbekistan dhe aktivist i WikiLeaks ka zbuluar burimin në lidhje me rrjedhjen e email-eve të Hillary Clinton të publikuara nga WikiLeaks.
Murray ka thënë në një intervistë për “Daily Mail” se nuk ishin rusët ata që dhanë këtë informacion, të cilin vetë ish-ambasadori e mori personalisht në muajin shtator nga duart e një ndërmjetësi, identiteti i të cilit nuk është specifikuar, në një park në Washington DC.
Sipas Murrayt, “zmbrapsja ndaj korrupsionit të Fondacionit Clinton” dhe “loja e padrejtë” kundër Bernie Sanders gjatë zgjedhjeve paraprake ishte ajo që motivoi burimin e tij që të filtronte email-et e kandidates demokrate që pretendohej se do të kishin ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve në SHBA nëntorin e kaluar.
Ish-diplomati ka thënë se burimi kishte qasje ligjore në informacionin e zbuluar, kështu që nuk bëhet fjalë për të dhëna ta hakeruara, por rrjedhje nga brenda.
“Edhe pse rusët kanë hakeruar DNC (Partia Demokratike e SHBA), dokumentet e publikuara nga Wikileaks nuk kanë ardhur prej tyre”, tha Murray. “Nuk e kuptoj pse CIA thotë se informacioni ka ardhur nga hakerat rusë, kur ata duhet ta dinë që kjo nuk është e vërtetë”, pyet ai./Dita