Dy fëmijët e mitur, 4 dhe 7 vjeç të cilëve iu mor fryma nga babai që kishte probleme me nënën, po përcillen për në banesën e fundit. Pranë shtëpisë së tyre ku ndodhi krimi i tmerrshëm duke u gdhirë dita e djeshme, po kryhen nderimet e fundit.
Familjarë dhe qytetarë të shumtë kanë pirë kafe në shtëpinë e babait të Naum Toshit, i cili i dha fund tragjikisht jetës së tij dhe të fëmijëve në shenjë hakmarrje ndaj gruas që e kishte braktisur për të punuar në Greqi.
Këto janë fotot nga përpara shtëpisë së viktimave. Në orën 11:00 pritet që trupat e pajetë të nisen drejt varrezave. Ngjarja e rëndë shkaktoi dhimbje në mbarë opinionin publik. /Opinion.al