Home KRYESORE Pse votuan shqiptarët për opozitën maqedone? (video)

Pse votuan shqiptarët për opozitën maqedone? (video)

Surpriza e madhe e zgjedhjeve të parakohëshme në Maqedoini ishte fshati i vogël i Haraçinës. I njohur në mbarë botën në vitin 2001 si vendi ku trupat e UÇK kërcënuan Shkupin dhe mposhtët ushtrinë sllave ky vend konsiderohej si në nga simbolet e shqiptarizmit në shtetin fqinjë. Vetëm pas një marëveshje me BE dhe ndërhyrjes së NATO-s forcat e UÇK u larguan të pamunduara nga Haraçina.

Por 15 vite më vonë, kur në qeverinë e Maqedonisë ishin dhe përfaqësuesit e luftës aty nuk ka ndryshuar asgjë. Skamja dhe papunësia janë po aq të mëdha.

Dhe këtë vit Haraçina bëri çudinë. 2050 banorë shqiptarë të saj vendosën të votojnë për opozitën maqedinase të Zoran Zaevit (nga vetëm 8 që kishin votuar në zgjedhjet e vitit 2014).

Pikërishtt këtu ka vajtur për një dokumentar kamera e TV 21 në Prishtinë për të shpjeguar kapërcimin e paimagjinueshëm të ylberit që ndodhi në këto zgjedhje në Maqedoni. Rreth 60-70 mijë votues shqiptarë nuk votuan për partitë e tyre që prej 25 vjetësh i tradhëtojnë njëra pas tjetrës (duke e përdorur votën e bashkëkombësve të tyre duke përrë pazare me regjimin e Gruevskit), por vendosën tia japin votën opozitës maqedone. Dhe LSDM e Zoran Zaevit vetëm falë votës së shqiptarëve arriti të përhet pengesë për një fitore të re të nacionalistëve të ëMNRO-DPMNE.

Pikërisht këtë “rrevolucion të paimagjinueshëm” me votë (lexo shkrimin poshtë) ka tentuar të shpjegojë reportazhi i TV 21 i cili i ka fokusuar kamerat në Haraçinë për të shpjeguar transformimin e madh të elektoratit shqiptar në Maqedoni.(Lapsi.al)

Video:
Share: