Nga Lis Bukuroca
Në një shoqëri postheroike, mund të kuptohet një intelektual si Rugova, një pacifist, por kurrë jo në një shoqëri me mendësi fisnore, ku ekziston kulti i heroizmit, martirizimit dhe kulti i skarificës.
Aty konsiderohet më i i madh një njeri, që i shan nanën një polici, se sa një filozof i madh. Madje, i pari konsiderohet trim dhe patriot, i dyti tradhtar dhe tuc. Aty njohin vetëm dy mënyra ekstremiste logjikimi dhe procedimi: sakrificë, ose tradhti!
Rugova ngriti çështjen e Kosovës në një problem të botës së qytetëruar, çfarë nuk e bënë dy akademi shqiptare. Edhe kurdët, edhe palestinezët, mendojnë se me kryengritje mund të çlirohen, por ja ku janë edhe sot, sepse u mungon njeriu i urtë, i cili do ta ngriste çështjen e tyre në problem të ndërgjegjes njerëzore!
Nëse i shpallim të gjithë tradhtarë, atëherë duket se kemi humbur kontaktin me realitetin, sepse jemi komb i vetëm, ku tradhtarët me pasion angazhohen për lirinë e kombit!
Teoretikisht mundsoi çlirimin e Kosovës Rugova dhe UÇK, praktikish e çliroi NATO.