Home KRYESORE Senatori rus: Vrasja e ambasadorit rus në Turqi e organizuar nga shërbimet...

Senatori rus: Vrasja e ambasadorit rus në Turqi e organizuar nga shërbimet e fshehta të NATO-s.

Senatori rus Franc Klinceviç e quan aktin e atentatit ne Ankara si provokim dhe sfidë ndaj Kremlinit.

Shërbimet e fshehta të një vendi të NATO-s ka shumë të ngjarë të qëndrojnë pas vrasjes së ambasadorit Andrei Karlov, deklaroi një nga njerëzit e afërt të presidentit rus Vladimir Putin.

Senatori Franc Klinceviç, zëvendëskryetar i komisionit të mbrojtjes dhe sigurisë së dhomës së lartë të parlamentit, tha: “Ishte veprim i planifikuar. Të gjithë e dinin që do të merrte pjesë në atë ekspozitë. Mund të jetë ISIS, mund të jenë kurdët që përpiqen të dëmtojnë Erdoganin. Por mund të jenë edhe përfaqësues të shërbimeve të fshehta të NATO-s, çka ka shumë të ngjarë. Kjo është një sfidë dhe provokim i rëndë për Rusinë”, tha senatori, i cili është dhe anëtar i këshillit drejtues të partisë Rusia e Bashkuar të Putinit.

Ministria e jashtme ruse tha pas vrasjes së ambasadorit se terrorizmi nuk do të fitojë. “Do ta luftojmë me forcë” thuhej në deklaratë.

Share: