Nga Ledi Shamku
U përpoq dikur një Peshkop t’i lidhte fijet mes Helenëve të Sokratit e Platonit e Aristotelit dhe Grekëve të sotëm të Kathimerinit, por aha! Nuk duan të kenë lidhje këta të sotmit! Shkolla e shpifjeve vulgare nuk ka si të ketë lidhje me shkollën e Athinës së hershme.
Lexova dje çfarë shpifjesh pocaqi shkruante një palo gazetë greke për miken dhe kolegen time Mimi Kodheli, të cilën e njoh prej një jete dhe vijimisht e pa ndërpreje.
Mim, ti studentja e shkëlqyer e ekonomisë, vajza me të cilën ndava shpesh pëlqimet e përbashkëta ndaj mrekullive te Rilindjes Italiane dhe Europiane, e me të cilën këmbeva sa e sa admirime të përbashkëta ndaj asaj rilindjeje magjike që pati filluar dikur në Shkodrën tonë të ngjyrave e të rimave e të dritës europiane; Mim, kolegia e mikja ime si përherë, a din c’të them? Në vazhdën e admirimeve tona të përbashkëta e të kahmotshme, po ta them latinisht: Aquila non captat muscas.
Leni mizat të zukasin, Mim e shih mbi to, si përherë. Mizat fluturojnë ulët, aty ku s’ka Shqiponja.
“Non ti curar di lor, ma guarda e passa” – siç thotë Dante ????
Leni në ultësinë e vet e vijo shtegun tënd e tonin!