Home KRYESORE Shojble jep ultimatum: Greqia të reformohet ose të dalë nga Eurozona

Shojble jep ultimatum: Greqia të reformohet ose të dalë nga Eurozona

Pas ultimatumeve e vetove që Greqia u ka dhënë shpesh fqinjëve, Athina zyrtare mori sot një ultimatum nga ministri gjerman i financave, Volfgang Shojble. Para takimit të ministrave të financave të Eurozonës që mbahet të hënën, Shojble paralajmëroi Greqinë: Ose kryej reformat jopopullore, ose dil nga blloku!

“Nëse Greqia kërkon të qëndrojë në Euro, nuk ka rrugë që i bihet rrotull. Lehtësim të borxhit nuk do të ketë, sepse kjo nuk e ndihmon vërtet Greqinë”, tha zoti Shojble, duke ia shuar shpresat qeverisë greke, e cila kërkon prej kohësh lehtësim të borxhit.

Qeveria greke ankohet se borxhi prej 330 miliard Eurosh që ka marrë për të shpëtuar nga falimentimi paraqet një barrë të rëndë e cila nuk e lë të rimëkëmbet, kurse Gjermania ngul këmbë se interesat janë të ulëta prandaj pengesa kryesore është mungesa e reformave në Greqi. Kryeministri Cipras gjendet kështu jo mes dy, po mes shumë zjarresh.

Nga njëra anë i ka caktuar vetes vija të kuqe për të mos pushuar nga puna shumë njerëz në administratën e fryrë dhe reformat për privatizimet ecin shumë ngadalë për shkak të protestave popullore, nga ana tjetër Eurogrupi nuk lëshon pe për të lehtësuar borxhin, pas zgjedhjeve në disa vende evropiane, rrezikon të humbasë edhe miqtë e mbetur, si kryeministrin italian Mateo Renzi dhe, më e keqja, nëse vëmendja e Evropës zhvendoset në problemet financiare të Italisë, Greqia do të shndërrohet me të vërtetë në një qoshe të harruar të ekonomisë së kontinentit./360grade.al

Share: