Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje emërimit të Mirjana Jevtiq në Postin e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, në Qeverinë e Kosovës.
Gazeta Alo shkruan se Jevtiq në Facebook shpesh poston fotografi nga jeta e natës me një veshje të papërshtatshme. Po ashtu ajo portretohet si një person që është e dhënë pas vallëzimit oriental.
“A është kjo politikania për të cilën kanë votuar serbët” shkruan Alo, transmeton Express. Mustafa emëroi Jevtiqin në postin e ministres, pas shkarkimit të Ljubmomir Mariq. Ministrja e re Jevtiq, deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Po ashtu bëhet e ditur se Jevtiq vjen nga radhët e Partisë së Aleksandar Vulin ndërkohë që në postin e Ministres është emëruar pas konsultave të Mustafës me Lista Srpska./Express/