Home KRYESORE Shperthen Arbana: Tirana eshte bere pershesh. Eshte tamam nje cmendine…

Shperthen Arbana: Tirana eshte bere pershesh. Eshte tamam nje cmendine…

Nga Sevim Arbana

Tirana eshte bere pershesh. Eshte tamam nje cmendine , me njerez qe drejtojne cmendurisht.

Mbreme, pas sorrollatjesh te tmerrshme me makine, te cilen e perdor vetem per hall e rralle, hyra ne nje parkim gjigand tek Stadiumi Dinamo. Kjo hapesire, prone e jona/ e dikujt apo e askujt, perdoret abuzivisht nga nje privat qe s’ia di e as me intereson emri. Gjithsesi duhet te jete njeri me pushtet.

Hyra per te parkuar per ta lene gjithe naten, marr bileten dhe shkoj te pyes sa kushton? Me dha nje cmim trondites, dicka tek 15 mije lekeshi i vjeter.(tere naten)

Pasi ja futa nje te share, mora te dal. Trari qe kishin vene s hapej dhe shkova te pyes pse s hapet. Me tha; kane kaluar tre minuta e duhet te paguash 2 mije leke(te vjetra).

Acarimi im shkoi ne qiell dhe fillova ta shaj ate dhe te gjithe ata qe ia fusin cdo dite ketij populli. 26 vjet dhe ende asnje parkim publik ku qytetaret te paguajne aq sa u mban xhepi te tereve.

Perse per 26 vjet s jane bere transporte te mjaftueshme publike qe njerezit te udhetojne si njerez te botes?

Kush jane keta qe zaptojne hapesira dhe e quajne biznes? Eshte vuajtje te jetosh ne kete vend!

Share: