Shtypi me i rendesishem nderkombetar si Associated Press, Fox News, Washington Post, The New York Times dhe media të tjera prestigjoze i kanë kushtuar hapësirë vizitës ‘blic’ të kreut të CIAs John Brennan në Shqipëri.
Ato e vendosin theksin te bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit për të ndaluar luftëtarët e huaj që t’u bashkohen organizatave terroriste në Siri dhe Irak. Sipas tyre, SHBA dhe Shqipëria kanë intensifikuar lidhjet e tyre kohët e fundit në luftën kundër ekstremizmit.
Ato nenvijezojne faktin qe Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.