Home KRYESORE SHVL – UÇK i drejtohet partive politike shqiptare ne Maqedoni

SHVL – UÇK i drejtohet partive politike shqiptare ne Maqedoni

Duke pas parasysh se ndryshimet Kushtetuese në vend erdhën si rezultat i sakrificës dhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kërkojmë nga subjektet politike shqiptare që në këtë mandat të përbërjes së qeverisë së re, të përfshihet edhe një pikë si kërkesë e jona, por e ngjajshme edhe me platformat e disave nga partitë politike në vend.

Kërkesa e jonë është:

  1. Ndryshimi i konceptit të shtetit, nga shtet unitar në shtet të qytetarëve.

SQARIM:

Duke pas parasysh shkaqet të cilat detyruan popullatën shqiptare të mobiliziohen dhe të strukturohen në formacione luftarake për t’ju kundërvuar një regjimi autokrat, me diktaturë centraliste dhe diskrimininuese për një etnikum të caktuar, në rastin konkret ndaj popullit shqiptare në Maqedoni, mosfunkcionimi i ligjit dhe drejtësisë në vend, mosrespektimi i barazisë së plotë dhe shumë arsyeve të tjera që ju i dini edhe më mirë, na detyrojn të besojm se pala maqedone edhe mëtej synon që politikbërjen e saj ta mbështesë dhe harmonizon konform politikës ruse, duke mos i plotësuar zotimet dhe detyrimet e saja si obligime të patjetërsuara të cilat dalin nga MO.

Nëse ndërprerja e luftës dhe demobilizimi i ushtarëve u bë me preteks të garantimit të sigurisë dhe stabilitetit në vend, atëherë Ju sugjerojmë se Organizatat e dalura nga lufta e vitit 2001 fare hiq nuk vërejmë përparim të stabilitetit dhe sigurisë në vend.

Tentativat e krijimit të konflikteve të reja që përpiqen të imponojnë pjesë nga strukturat politike dhe organeve ekzekutive duke inskenuar konflikte mbi baza etnike dhe fetare, dukshëm e zbehin ndikimin e faktorit ndërkombëtar në intervenimin e tyre si pjesë e garancës dhe pjesmarrjes direkte në marrëveshjen e imponuar dhe zotuar nga ana e tyre.

Të gjitha të lartpërmendurat janë rezultat i njëmendësisë dhe karakterit unitar të këtij shteti.

Popullata – qytetarët e gjitha etnikumeve dhe përkatësive të ndryshme fetare në Republikën e Maqedonisë janë të lodhur nga kriza ekonomike dhe politike në vend të cilat vijnë si rezultat i mosfunkcionimit të shtetit ligjor dhe Kushtetutës së vendit e cila sankcionon barazinë e plotë qytetare dhe pengon demokratizmin e Maqedonisë konform standardeve bashkëkohore.

E vetmja pjesë e shoqërisë, ku qytetarët e etnikumeve të ndryshme shpresojnë se donë dhe mundet të vendosë për gjëra madhore, janë shqiptarët. Shpresë e vetme për ta liruar shtetin nga ngërçi politik dhe ekonomik përsëri janë shqiptarët. Andaj jemi ne ata që humbëm djemat më të mirë të këtij kombi. Vdekja e tyre ishte këmbim me jetën dhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre.

Ajo që Ju do të vendosni sot në rrafshin politik, do të jetë vendimtarja: të bëhet ose të mos bëhet me këtë shtet.

Me respekt, SHVL – UÇK

Daim Hiseni, kryetar

Drejtuar:

  • Bashkimi Demokratik Për Integrim
  • Lëvizja BESA
  • Lëvizja për Reforma PDSH
  • Rilindja Demokratike Kombëtare
  • UNITETI
  • Partia Demokratike Shqiptare
  • Partia për Prosperitet Demokratik
Share: