Home KRYESORE Sulm i turpshem kunder Ermira Mehmetit dhe njerezve me integritet ne Maqedoni

Sulm i turpshem kunder Ermira Mehmetit dhe njerezve me integritet ne Maqedoni

Zonja Ermira Mehmeti pyet ne goditja ndaj makines se saj ne Maqedoni eshte kercenim, frikesim, shantazh, apo mesazh qe ta mbyll gojen?

Dhe ne fakt, nuk ka si te jete ndryshe! Keshtu ka ndodhur ne vazhdimesi me ata qe kane marre pushtetin duke abuzuar me besimin qe u kane dhëne shqiptaret dhe nuk kane realizuar ato qe kane premtuar. Ata kerkojne pergjegjesite tua hedhin te tjereve dhe mundesiht me te pasterve qe nuk jane si ata dhe rrjedhimisht kundershtare te tyre.

Ata godasin, perdorin dhune per te frikesuar kundershtaret poltike, sepse nuk kane argumente per ti mundur ata me logjike dhe pune te kryer. Me te tilla veprime ata duan te fshehin pazotesine e tyre per te mos lene mundesi te flitet per punen e padobishme qe kane kryer ndaj shqiptarizmes, ne Maqedoni, por nuk do ja dalin ti trembin njerezit i ditur te Kombit shqiptar.

Ndaj dhe kerkuan ta perulin duke tentuar te “cnderojne” dhe duke sajuar inskenime akoma me te turpshme, dhe zonja Mehmeti nuk ju dorezua atyre dhe nuk do i dorezohet ask ketyre kercenimeve te fundit.

“Ju mund te vazhdoni te theni edhe xhamat tjera te makines time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni te beni skenare kunder meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgje me shume pos humbes tragjike!
Pacit dite te mbare,

Familja Mehmeti” – shkruhet ne faqen e zonjes Ermira Mehmeti ku nuk mungojne komentet mbeshtetese te shume shqiptareve te ndershem te cilet per fatin e mire te Kombit jane te shumte.

Ndërkohe ish ministri dhe shqiptari me dinjitet Sulejman Rushiti reagon ne mbrojtje te një zonje shqiptare si Ermeria Mehmeti dhe kujton qe keshtu kane vepruar dhe me te kur ka dale publikisht kunder projekteve aspak ne dobi te shqiptarizmit ne Maqedoni. Te gjithe shqiptaret e ndershem duhet te bashkohen dhe tu kundervihen sherbetoreve te te anti shqiptarizmes. Sulejman Rushiti ka patur opinione dhe qendrime te ndryshme nga ato te Mehemetit, por kur sulmohet nje zonje i duhet dale ne mbrotje.

Ja dhe statusi i plote i Sulejman Rushitit:

“Nē jetën time, përfshi edhe atë politike, nuk i kam shkatuar dëm dikujt me dije ose me padije. Nuk kam bërë tradhti kombëtare as në ëndër, nuk inkam borxh asnjē grupi mafioz spese nuk kam bashkëpunuar me të tillë megjitjatë kam qenë cak i kërcënimeve.

M’i kanë liruar vidat e rrotave të makinës, m’i kanē shqyer gomat e makinës, më kanë dërguar letra anonime kërcënuese, kanë gjuajtur me armë pranë foltores ku kam mbajtur fjalim, më kanë kërcënuar përmes telefonit, i kanë perndjekur fëmijêt e mi dhe mē kanë vënë bombë përpara derēs ku jetoj! M’i kanë mbyllur dyert ku kanë mundur që të hesht por nuk heshta sepse qëllimi jetësor nuk është vetëm rahatia personale. Me Ermira Mehmeti kemi patur dhe mund tē kemi dallime të qëndrimeve politike.

Shpesh në emisione debative kemi debatuar në mënyrë kolerike por sot e mot nuk mund të mos reagoj ndaj akteve qyqare të dhunës që bëhen në emër të politikës ose ideologjie tjetër. Ështē koha t’i largojmë qyqatët sepse të tillēt bëjnë vetëm akte qyqare. Le ta kujtojmë thënien e Martin Niemöller dhe të dalim jo në mbrojtje të Znj.Mehmeti por në mbrojtje të vetes dhe familjeve tona!”

PS: Kur reagojne me dhune tregon qe jane afer fundit te tyre dhe deshirojne percarjen e shqiptareve, por kete nuk duhet ta lejojme,.

Share: