Aktori i mirënjohur i Hollywood, Sylvester Stallone, duket se do të jetë së shpejti pjesë e kabinetit të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Burime pranë “DailyMail” kanë raportuar se presidenti i zgjedhur mendon se ikona e Hollywood është zgjedhja perfekte që ta bëjë artin të mrekullueshëm përsëri.
Pozicioni që mund të zërë Stallone është “Kryetari i Fondit Kombëtar të Arteve”, një agjensi federale që shpërndan fonde për artistët ambicioz dhe projektet kreative. Nëse Stallone-s do t’i ofrohet zyrtarisht ky pozicion pune, funksioni i tij duhet të aprovohet nga Kongresi./ Top Channel