Home KRYESORE Universiteti Mysliman sponsorizon shtëpinë e priftit katolik Gjergj Fishta

Universiteti Mysliman sponsorizon shtëpinë e priftit katolik Gjergj Fishta

Studentët e vitit të II-të në programin Master në Marrëdhënie Publike, pranë Universitetit Bedër, prezantuan sot nismën ndërgjegjësuese studentore “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore”.

Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm edhe rektori i universitetit Prof.Dr Ferdinand Gjana, shefi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Ramadan Çipuri, Prof. Dr. Rahim Ombashi si dhe pedagogë e studentë të shumtë te cilet gjatë fjalës së tyre kushtuar rëndësisë së projektit dhe vendit të figurës së At Gjergj Fishtës në trashëgiminë kulturore kombëtare, thane se kjo nismë vjen pikërisht në kohën e duhur.

Sipas tyre nje vend që kërkon të zhvillohet, duhet të njohë së pari të shkuarën e vet dhe Fishta ka një vend të rëndësishëm në jetën kulturore, letrare e atdhetaro-politike.

“Fishta luftoi gjithnjë ndaj një armiku të madh, injorancës”, tha prof. Ombashi duke ju prezantuar të pranishmeve projektin, hapat e deritanishëm, qëllimin, rëndësinë dhe mesazhin e tij.

Menaxherja e projektit, Boralda Haxhillari, theksoi rëndësinë e kontributit të gjithë shoqërisë për kthimin e shtëpisë së Fishtës në muze, si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo tha se qëllimi parësor i fushatës është ndërgjegjësimi i opinonit publik dhe institucioneve për dëmin qe harresa i shkakton veprës së personaliteteve të medha të historisë së Shqipërisë, si Gjergj Fishta.

Share: