Home KRYESORE VETËM TË BASHKUAR DHE PRANË NJËRI-TJETRIT MPOSHTET ÇDO DHIMBJE

VETËM TË BASHKUAR DHE PRANË NJËRI-TJETRIT MPOSHTET ÇDO DHIMBJE

Nga Zamira Rubjeka

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë u festua me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga komuniteti shqiptar i Tampa Bay. Misioni i kësaj feste mori ngjyra humane, përveç asaj patriotike. Kur mësuam që familja Nurka nga Korça po luftonte me jetën, i gjithë komuniteti shqiptar i Tampa Bay u prek dhe iu bashkëngjit nismës së Vatra Tampa për të dhuruar të ardhurat e fituara nga Kremtimi i Festës së Pavarësisë.

Familja Nurka banon prej kohesh në Florida, por vitet e fundit të dyja veshkat e zj. Xhina Nurka po dorëzohen edhe pas shumë seancave të dializës. Xhina, një grua shqiptare, punëtore, një nënë e shkëlqyer, një grua prej 25 vjetësh e bashkëshortit Lulëzim, artistit dhe piktorit nga Korça, njëmike dhe një vatrane patriote, mundohet të mbajë gjithmonë një buzëqeshje edhe pse trupi i saj lufton në heshtje.

Më në fund kjo vuajtje nuk mund të mbahej brenda mureve të shtëpisë. Tashmë miqtë dhe shokët e kësaj familje mësuan për dhimbjet e saj dhe vendosën të mos heshtin, por përkundrazi, të ndajnë hallin me miqtë e shokët.

Xhina tani ka nevojë për një transplant veshke, por nuk ështëe lehtë të gjesh një veshkë, që t’i përshtatet. Në pamundësi për të gjetur veshkën nga donatorë dhe për të pritur në radhë,sepse do të ishte shumë vonë, burri i saj, Lulëzimi, është ivetmi donator. Kjo familje do të ketë dy operacione. Ky ështënjë vendim sa i vështirë aq edhe human i burrit për gruan e tij dhe nënën e djalit të tij të vetëm adoleshent Xhefrit.

Në emigracion, kur pjesëtarët e familjes janë mijëra kilometra larg, miku, shoku bëhet familje. Duke u nisur nga kjo situatë, Vatra Tampa filloi fushatën e mbledhjes së fondeve për të ndihmuar dhe lehtësuar sadopak hallin e kësaj familje.

Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare kontribuuan nëmënyra të ndryshme, duke shpërndarë linkun e Gofund.com.,duke dhuruar financiarisht, duke u lutur për shërimin e Xhinësgjatë gjithë muajit nëntor, përpara dhe pas festës.

Deri tani në llogarinë e Gofundme.com janë mbledhur rreth $18000, ku mbi 90% të dhuruesve janë shqiptarë. Mbi 1500 shares janë bërë në Facebook, që kontribuoi në shpërndarjen e kësaj nisme.

Sot Vatra Tampa organizoi ceremoninë e dhurimit të fondeve për familjen Nurka në shumën e mbledhur prej $6000 te Jessi’s restaurant me pronare familjen e nderuar shqiptare Sulisufay.

Kjo u bë e mundur nga pjesëmarrja masive e komunitetit dhe kontributit vullnetar të anëtarëve të Vatrës dhe bordit të saj, qëdedikuan kohë dhe energji në kremtimin e 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Sot u ndie dashuria për njëri-tjetrin si një familje e madhe nëdhé të huaj. Shqiptaret si gjithmonë e tregojnë bujarinë, shpirtin human dhe përkrahjen morale. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm miq amerikanë dhe disa familje nga Bosnjë-Hercegovina, që dhuruan dhe morën pjesë në këtë ngjarje.

Zj. Xhina dhe z. Lulëzim falënderuan nga zemra të gjithëshqiptarët e pranishëm, por edhe ata që dhanë kontributin e tyre në ndihmë të familjes së tyre kudo që ndodhën, përsolidaritetin dhe dashurinë e treguar. Z. Nurka tha: “Iu shpërblefsha vetëm për gëzime”. Z. Tasim Ruko, presidenti i Vatra Tampa falënderoi miqtë për pjesëmarrjen dhe donacionet. Ai theksoi se populli shqiptar edhe këtë radhë e tregoi zemërgjerësinë dhe shpirtin human. Këto fonde u bënë të mundura vetëm nga ky komunitet, i ciliu bashkua për t’i treguar që kurrë nuk do të jenë vetëm.

Kompania “ShqipTv” dhuroi dy paketa televizive falas për këtë event. Vatra Tampa falënderon në emër të familjes Nurka të gjithë komunitetin shqiptar në Tampa Bay. Nevojat e komunitetit kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë prioriteti dhe misioni i Vatra Tampa.

Falënderojmë Jessi’s Restaurant për ushqimin special dhe Dj Jimmy (Genti Mucollari), që me muzikën e përzgjedhur krijoi një ambient të gëzuar dhe festiv dhe kengetaret nga Gjilani Besim Limani dhe Sadete Shkodra per kenget emocionuese dedikuar Xhines dhe Lulezimit.

Vetëm të bashkuar dhe pranënjëri-tjetrit mposhtet çdo dhimbje. Zoti e bekoftë familjen Nurka. I urojmë shërim sa më të shpejtë. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët në mërgim.

Share: