Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të dërguar nga një qytetar që ka denoncuar një atentat me armë të kryer ndaj tij. Ai thotë se quhet Ylber Gjinaj, banor i Fushë Arrëzit të Pukës. Një vit më parë ai thotë se i është bërë atentat me armë për ta vrarë nga dy vëllezër, por fatmirësisht ka shpëtuar.
“Pasi kam mundur të marr videon nga ambientet e policisë së Pukës “me shoqëri” dua ndihmën tënde pasi policia e Pukës dhe Prokuroria as që e kanë vendosur “ujin në zjarr” për këtë ngjarje” – thotë Gjinaj. Ai thotë se është detyruar të largohet jashtë vendit pasi personat që donin ta vrisnin kanë lidhje familjare me shefin e komisariatit te policisë se Pukës, Hamdi Shullanin.
“Te dashur miq, kjo eshte nje indiference kriminale, aleance e qarte e policisë me vrasësit. Unë i bej thirrje prokurorisë se përgjithshme te nise hetimin per ndëshkimin e krimineleve dhe bashkëpunëtoreve te tyre ne zyrat e shtetit” – shkruan Sali Berisha.