Home KRYESORE Video/ Rrëfimi me lot në sy i babait: Si e gjeta fqinjin...

Video/ Rrëfimi me lot në sy i babait: Si e gjeta fqinjin duke abuzuar me vajzën në shtëpinë time

Një burrë 39-vjeçar, Lulzim Bardhi, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare. Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur.

Për mikrofonin e televizionit Klan, babai tregon se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banojnë në ambientet e konviktit të shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit, në Tiranë.

“S’kishte drita, ishte ora 5.30-6:00, isha shtrirë me gocën e vogël në krevat, vajza e madhe ishte në divan. Vjen fqinji, e kisha dhe shok dhe ulet tek divani ku ishte goca. Kishte sjell edhe patatina per kalamajte. Kur e shoh me njeren dore hante molton doren tjeter e kishte fut (qan) prekte gocen. Jam rebeluar, shkova në polici bëra kallëzimin”, rrëfen babai i 14 vjecares që është abuzuar seksualisht.

Pamjet e kameras së Tv Klan që shkoi në familjen ku ndodhi ngjarja sjellin kushtet e vështira të kësaj familje, ç’ka e shton edhe më shumë dramën e këtyre fëmijëve….

Ndërsa, maniaku 39-vjeçar  po mbahet në burg. Ai u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.

Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me fqinjën e tij 14-vjeçare./Tv Klan

Share: