Home KRYESORE Video/ Televizioni grek reportazh për Himarën, intervistohen Betja, Zheji, Lubonja e Çupi

Video/ Televizioni grek reportazh për Himarën, intervistohen Betja, Zheji, Lubonja e Çupi

Televizoni shtetëror grek “ERT” ka publikuar reportazhin e bërë në Shqipëri pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Athinës për prishjen e banesave në Himarë.

Ekipi i televizionit grek udhëtoi në Tiranë dhe Himarë duke marrë në intervistë banorë të zonës së Himarës, ndërsa në Tiranë u pyetën gazetarë, analistë e aktivistë të shoqërisë civile se çfarë mendimi kanë për këtë veprim të Qeverisë Shqiptare, një aksion që në fakt ka nisur në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në Himarë.

Gazetari Frrok Çupi thotë se situata në Shqipëri është shumë keq, sa i përket gjendjes ekonomike, stabilitetit dhe marrëdhënies me Qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Andi Bejtja është shprehur se Rama nuk është nacionalist dhe nuk duhet marrë seriozisht nga autoritetet greke. Për shembull, Vuçiç thotë Bejtja nuk e merr seriozisht e pranon që është lider botëror dhe marrëdheniet me Serbinë po përmirësohen.

I pyetur se çfarë mendon për prishjen e disa shtëpive në Himarë, Bejtja për herë të parë mban anën e Kryeministrit shqiptar duke u shprehur se ka me dhjetra mijëra shtëpi shqiptarësh anembanë vendit.

“Këtë nuk e konsideroj provokim të Ramës, provokim quaj faktin kur Kryeministri në mënyrë të panevojshme bëhet per pak minuta historian, duke iu referuar shënimit të tij në Facebook për Akropolin”, thotë Bejtja.

I pyetur për situatën e Shqipërisë, analisti Artur Zheji shprehet: Unë them që ka një varg dështimesh, qoftë në reformën në shëndetësi, qoftë në reformën për të luftuar trafikun e drogës, qoftë në reformën për një bum ekonomik”. /SYRI.net/

Share: