Bukuroshja Viola Spiro ditën e sotme e ka gjetur veten në faqen ‘Vipat e Bllokut’. E në fakt arsyeja lë shumë për të dëshiruar. Si çdo personazh VIP që kritkohet për ndërhyrjet që ka bërë në pjesë të caktuara të trupit, Viola është përfolur për një rregullim të vogël tek dhëmbët, gjë që në kohët e sotme është shumë normale. Ky postim ka revoltuar pa masë nënën e ish-velinës, duke bërë që ajo të kthejë një përgjigje shumë të sinqertë . Për më shumë lexoni atë çfarë zonja Brunilda ka shkruar:
“Lëreni rehat çupën time, vetëm dhëmbët ka rregulluar pak, mishin e dhëmbëve siç ia ka bërë Zoti dhe unë i ka përsëri dhe ju i bëni njerëzit me komplekse. Ju ia keni vënë në dukje këtë gëe si defekt, kur në fakt aty e ka lezetin më shumë , te buzëqeshja e veçantë. E keni nxjerrë edhe herë tjetër këtë foto, pasi e kish postuar vetë çupa, pasi i kish rregulluar dhëmbët dhe e tha vetë. Ju nxirrni ato që kanë bërë vërtet meqë trumbetoni se jeni të vërtetë, por jo t’ bëni njerëzit me defekte ku nuk kanë. Po ju them diçka që më del nga zemra si nënë, mos e trazoni kot vajzën time se është si e ka bërë nëna, sepse nuk ka nevojë për asnjë ndërhyrje, se i keni rënë në qafë kot, nëse ka bërë, gjilpëra ju bëfshin, por meqë i bini në qafë kot, ju bëfshin juve gjilpëra, jo për plastikë, po ndryshe….Ato që ekzagjerohen i gjykoj edhe unë, por përsëri mendoj që kanë jetën e tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i gjykojë, përveç vetes dhe Zotit. I kam rritur vajzat me besimin që Bota ka njerëz të mirë dhe duhet ta duan jetën, por shumë shpesh më shohin në sy dhe i shoh që i vuajnë pasojat e përpjekjeve që të jetojnë në këtë Botë, që është më shumë armiqësore sesa miqësore ditë pas dite. Dobësia është njerëzore, por ligësia duhet të largohet nga zemrat tona, prandaj më falni nëse mallkova, por njeri jam edhe unë, Zoti na faltë mua dhe juve!!!”./revistawho.com