Home KRYESORE Vrasja në Fier: E mbante gruan me kokë poshtë nga dritarja e...

Vrasja në Fier: E mbante gruan me kokë poshtë nga dritarja e banjos (Video)

Fredi Ruko 52 vjec e rrahu, e zhvshi dhe më pas hodhi nga kati i katërt i dritares tualetit bashkëshorten e tij Liljanën, 43 vjeçe. Çifti kishte 2 fëmijë.

Një grua e cila banon në hyrjen tjetër të pallatit, dëshmitare okuklare e ngjarjes tregon se çdo gjë ndodhi shumë shpejt, e tmerrshme, burri e kish zhveshur dhe e mbante me koke poshtë në dritaren e banjos.

Një qytetar, taksist që e ka pasur klient autorin e ngjarjes tregon se e njihte atë dhe kishte vite që jetonte në Greqi e Gjermani. Fliste me pasion për Gjermaninë. E kish takuar tre orë para se të kryente ngjarjen, ishte shumë i nervozuar, pohon taksisti.

Para grupit hetimor Fredi Ruko ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së vet duke thënë se për xhelozi e rraha, zhvesha dhe e hodha nga dritarja e banjës.

Trupi i viktimës është marrë nga familjarët e saj. Në orën 12:00 është edhe ceremonia mortore në varrezat e qytetit. /alb365.com

Video:
Share: