Home KRYESORE Zenel Hoxha: U ktheva ne PD pas shume vitesh…

Zenel Hoxha: U ktheva ne PD pas shume vitesh…

Nga Zenel Hoxha*

Sot pas shume vitesh mora pjese ne 26 vjetorin e themelimit te PD dhe, ne fakt ne e themeluam me daten 12 Dhjetor 1990.

Deshiroj te theksoj se PD e Dhjetorit 1990 ishte evokimi i sakrificave te panumerta te martireve te lirise dhe demokracise te cilet per 46 vjet u vranë, u masakruan neper burgjet e nje rregjimi bashibozukesh.

Ata gjakpires, fatkeqesisht shqiptare te indoktrinuar, servile, te pa vlere, u shendrruan ne xhelatet e pa degjuar ne histori. PD e diteve te para ishte gjithashtu kontribut i sinqerte studenteve, intelektualeve, punetoreve shqiptare kurajoz, te sinqerte.

Me perbuzje kundershtoj çdo paragjykym ndaj Levizjes te Dhjetorit 1990, askush nuk arriti te fus duart e gjakosura per ta njollosur ate levizje e cila rezultoj ne themelimin e PD. Si çdo levizje e madhe qe perfshiu 75% te popullit shqiptar brenda dhe jashte teritorit te saj, ne muajt dhe vitet ka patur problemet e saj, te cilat historia do ta gjykoje.

Personalisht ndaj te njejtat opinione me miq, bashkethemelues te cilet jane kritike ndaj PD, nje parti ku nuk funksionon ende demokracia e brendshme, perveç emerit “Demokratike”, ajo eshte shendrruar ne nje mase amorfe pa jete.

PD eshte parë nga ata qe nuk shkulen prej saj si nje terren per te permbushur babëzitë e te gjitha kategorive, aty nuk funksionon liria e mendimit, liria per te drejten e zgjedhjes, e per pasoj aty nuk ka ide te reja, nga njerez te atrofizuar menderisht.

PD nuk ka permbushur veprat, enderrat e atyre qe u martirizuan per liri dhe demokraci, ajo eshte thjesht nje tender i dhene me prokurorim te drejteperdrejte. Ska gare demokratike, ska perzgjedhje te merituar, ska vizion, nuk mundet PD te permbush programin e nje qeverisje bashkekohore ne sherbim te ketij populli kaq hallemadh.

*Zenel Hoxha eshte anetar i Partise Konservatore te Britanise Madhe 

Share: