Në emisionin Opinion është diskutuar për zgjedhjet që do të mbahen në 11 dhjetor në Maqedoni. Lidhur me këtë analisti Artur Zheji thotë se ndikimi i Turqisë në Maqedoni dhe Ballkan është masiv dhe se ai nuk e sheh negativisht kete dimension.
Zhejji pranoi nderkohe qe Turqia e sotme nen sundimin e Erdoganit ka futur religjionin ne akson duke goditur rende laicimzmin e Qemal Ata Turkut dhe ne fakt ai nuk kujtoi se ne jemi praktika e pare ne rajon pas renienn se Perandorise Ottomane si praktike oksidentale e shtetit dmth laike dhe ku feja eshte e ndare nga shteti
“Erdogani do të ndërtojë një lloj komonuelthi ballkanik, Turqia është një vend me 90- 100 milion banorë, me një produkt të brendshëm shumë të zhvilluar. Këtu flasim edhe për ambicien e Erdogan që është e madhe dhe gjithsesi mendoj që është në prezencë të Turqisë të shtrihet në ato vende ku ka patur prezencë perandorake dhe komunitete të ndryshme myslimane dhe me këtë i bënë edhe presion Europës”, është shprehur Zheji.
Por Zheji harron se praktika e Komonvelthi (angl. Commonwealth) ose Commonwealth of Nations është bashkësi e shteteve te Perandorisë së dikurshme të Britanisë së Madhe dhe nuk ka asgje te ngjashme me praktiken e Turqise se sotme te Turqise se Erdoganit si nga pikepamja administrative ashtu edhe politike. Ne rastin e kesaj praktike Britanike kemi popuj qe kane treguar me vote dhe vullnet politike qendrimin brenda saj, kurs ene praktiken e Turqise kemi Popuj qe po luftojne per tu shkeputur nga sundimi i dhumshem i Turqise se sotme ndaj tyre.