Home KRYESORE Zhvillimet ne Aleppo, Hoxholli: Këtë botë nuk e dua më…

Zhvillimet ne Aleppo, Hoxholli: Këtë botë nuk e dua më…

Nga Ilir Hoxholli

Të flasësh për Ditën e Gjykimit disave u duket përrallë, disave fjalë dyshuese, për disa qetësim i brengave. Etja që ndjejmë është tregues i qartë i ekzistencës së ujit, uria, ekzistencën e ushqimit, drejtësia, tregon qartë ekzistencën e një Dite të drejtësisë absolute.

Në Ditën e Gjykimit do të flasin viktimat e do heshtin kriminelet. Do flasi babai që qante mbi trupin e vajzës dhe ëmbëlsisht i kërkonte: ” zgjohu bija ime…” do flas nëna që me trupin e saj të pa jetë kishte mbuluar duke mbrojtur foshnjen nën rrënoja. Na paralajmëruan fëmijët e Halepos, gjithcka do t’ia tregojmë Zotit tonë, ne jo vetëm që nuk i dëgjuam, por të bezdisur nga zëri i tyre, vendosëm t’i mbysim nën rrënojat e një qytetërimi nga më të vjetrit.

Do flasin fëmijët që të vetmin faj kishin se u lindën në Halepo. Të gjakosur do të pyesin pse na vratë? Po ju nuk e dini se ç’është Ajo Ditë, ju e keni marrë si lojë, e kjo duket nga papërgjegjshmëria se si të gjithë eksperimentuat mbi Halepon.

O t’i që e shkrep armën, ti që shtyp një buton, o ti bir i një nëne tjetër që bën të qajë një nënë duke ia marrë fëmijët nga duart e duke ia lënë të gjakosura. A nuk i friksohesh duarve të saj të ngitura nga qielli? A nuk i friksohesh mallkimit të saj? Sot duket sikur ranë të drejtat e njeriut, ra e drejta për të jetuar. Halepo është vetëm maja ajzbergut i një falimentimi, por sa fëmijë me ngjyrë vdesin në botë?

Për një pjatë ushqim? Nuk ka bota mundësi? Sa vdesin në Burma? Po po në Burma, e di që nuk e di, por atje trupat i djegin të gjallë e askush nuk flet. Nuk kam më besim, ndaj jam tërhequr nga gjithçka me emrin politikë, as nuk ju lexoj më.

Më mjafton Halepo ime në Shqipëri, fëmijët e vendit tim, sepse një shoqëri që është pranë njëri tjetrit e bën botën më të mirë. Ju ftoj të gjithëve të ndihmoni një fëmijë të varfër pranë jush bashkë me statusin për t’u lutur për Halepon. Halepon njerëzimi do ta harrojë, siç ka harruar shume tragjedi të tjera, ajo që do të mbetet janë zërat e fëmijëve që çpojnë qiejt e më pas me duart tona do t’i krijojmë dënimet për të ardhmen.

Askush nuk largohet pa i marrë mëkatet me vehte. “Zgjohu bija ime…” ishin fjalët e babait në prag çmendurie, fëmijë të ulur pranë trupave të pajetë të nënave të tyre, që nuk dinë ku të shkojnë…

O ju që i shikoni si shifra njerëzit, i cilido krahu, ngjyre, feje qofshi, në Ditën kur do të dilni para Zotit, pushteti që ju mashtroi nuk do t’ju vlejë, funderrina në këtë botë, fundërrina të xhehenemit në botën tjetër…

Share: