Një punonjës i repartit të Zjarrfikëses në Librazhd u arrestua nga policia për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe për vjedhje. Ai u kap bashkë me një person tjetër, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim.
Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA, Elbasan, në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, ndaloi zjarrfikësin Endrit Disani.
Ndalimi i 28-vjeçarit u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal të datës 18 dhjetor 2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu u ndalua shtetasi Ardit Hala, banues në Librazhd, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.
SHÇBA ka shpallur në kërkim edhe shtetasin J.A., i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, me dy të ndaluarit e tjerë. /Lapsi.al