Home KRYESORE Zoran Zaev: Gruevski e di që nuk mund të jetë më Kryeministër...

Zoran Zaev: Gruevski e di që nuk mund të jetë më Kryeministër i Maqedonisë

Zoran Zaev, sot nga Manastiri deklaroi se qeverinë e ardhshme në Maqedoni do t’a udhëheqë partia e tij dhe do të jetë në përputhje me gjithë konventat evropiane.

Ai para mbështetësve të tij tha se, pa dallim se cili do të jetë vendimi i KSHZ-së për ankesat, Gruevski e di që nuk do të mund të formojë qeverinë.

“Ju bëj apel të gjithë qytetarëve që mos të lejojmë të krijojnë probleme. Unë dhe Gruevski nuk e shikojmë njëri-tjetrin me armë. Ne jemi bashkë dhe ne flasim bashkë dhe do të vendosim për të ardhmen e Maqedonisë.

Vendimet e sotme të KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative, janë procese formale, të cilat sipas kushtetutës së Maqedonisë duhet të përfundohen në mënyrë transparente”, tha mes tjerash Zaev.

Ai tha se ka ardhur në Manastir, për të nderuar votuesit e tij të cilët e dënuan regjimin./lapsi.al

Share: